Klinika DANI Andrologji/ Gjinekologji
Klinika DANI Andrologji/ Gjinekologji
Andrologji
Infertilitet
Gjinekologji
Andrologji

  • Disfunksionierektil (Impotenca seksuale)
  • Diagnozadhe mjekimi i ejakulacionit të parakohëshëm
  • Infertilitetimashkullor
  • Kapacitetii sekretimit të prostatës, vesikules seminale dhe epidedimit
  • Hypogonadizmi(forma të ndryshme)
  • Andropauza
  • Semundjete prostates
  • Semundjete penisit
  • Kanceri testeve dhe i penisit
  • Sëmundjet seksualisht të transmetueshme


Infertilitet

    • Disfunksionierektil (Impotenca seksuale)
    • Diagnozadhe mjekimi i ejakulacionit të parakohëshëm
    • Infertilitetimashkullor
    • Kapacitetii sekretimit të prostatës, vesikules seminale dhe epidedimit
    • Hypogonadizmi(forma të ndryshme)
    • Andropauza
    • Semundjete prostates
    • Semundjete penisit
    • Kanceri testeve dhe i penisit
    • Sëmundjet seksualisht të transmetueshme


Gjinekologji

  • Ekografi gjinekologjike

  • Ekografi

  • Ekzaminimii tremujorit të I

  • Ekzaminimii tremujorit të II-të

  • Ekzaminimi i tremujorit te III-te

  • Pap test

  • Test HPV

  • Probleme hormonale

  • Kulturë sekrecionesh


Infertiliteti

 

Në kushte normale, mesatarisht një çift mund të konsiderohet steril pas të paktën 12 muaj marrëdhëniesh të rregullta të pambrojtura.

Steriliteti mashkullor varet nga numri dhe karakteristikat e spermatozoideve në lëngun spermatik. Flasim për infertilitet primar kur mashkulli, në përpjekje, nuk ka arritur asnjëherë një shtatzani dhe për infertilitet sekondar kur të paktën është arritur një shtatzani.

Shkaqet kryesore janë varikocela si dhe infeksionet e lidhura me organet seksuale dhe prostatën. Një mënyrë për të paraprirë problemet, që mund të komplikohen me kohën, është kryerja e analizës të quajtur SPERMIOGRAM: testi kryesor për vlerësimin e cilësisësë lëngut spermatik. Vetëm pas një studimi të detajuar dhe sipas standarteve të përditësuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, andrologu mund të parashikojë një skemë të qartë mjekimi.

 

Fragmentimi i ADN-së

 

Integriteti gjenetik i spermatozoidit është esencial per zhvillimin e embrionit. Kur kemi një nivel të lart fragmenti të ADN-së jemi përballë një faktori të infertilitetit.

Shkaku i fragmentimit të ADN-së është stresi oksidativ. Faktor të tjerë përfshinë infeksionet, sëmundjet më temperaturë, dietat, pirja duhanit apo drogave të ndryshme, varikocela etj.

Kjo analizë do t'i rekomandohet meshkujve që kanë infertilitetit të pashpjegueshëm (pamundësi për të pasur fëmijë pas 1 vit martesë, megjithëse spermiograma është normale), varikocele, moshat e avancuara të meshkujve mbi 40 vjeç, abortet tek femrat, mungesa e rezultateve në IUI, IVF, ICSi dhe analiza të dobëta të spermogrames.

 

Impotenca

Impotenca ose mosfunksionimi erektil,është paaftësia për të arritur ose mbajtur një ereksion të mjaftueshëmpër një marrëdhënie normale seksuale.

 

Ejakulimi parakohëshëm

Ejakulimi i parakohëshëm është një gjendje në të cilën mashkulli ejakulon shumë shpejt, shpesh ose shumë para ose menjëherë pasi bie në kontakt me partneren/partnerin e tij, duke rezultuar në një jetë të pakënaqshme seksuale.


Sëmundja e Peyronie-t

Përcaktohet si krijimi i prerjeve të brendëshme fibroze  të indeve të penisit. Kjo shkakton ereksione të dhimbshme ose të kurbuara që përkthehen në disfunksione erektile.

Hipogonadizmi

Është ajo gjendje kur tek mashkulli mungon (ose është ne nivele të ulëta) hormoni kryesor mashkullor,testosteroni.

Kemi hipogonadizëm të lindur ose të fituar. Këta meshkuj kanë mungesën e qimëzimit në mjekër, gjoks dhe ulje të dëshirës seksuale. Organet seksuale,testet dhe penisi, janë të pazhvilluar, duke qënë të paaftë për riprodhim.

Varikocela

Varikocela konsiderohet si një ndër shkaqet kryesore të infertilitetit mashkullor. Ajo përcaktohet si zgjerimi i venave tëpjesës së jashtme të testikujve. Zakonisht varikocelat prekin testikulin e majtë por gjithashtumund të preket edhe ai i djathtë ose të dy bashkë.

Frenulum ishkurtër

Frenulum është ajo pjesë e mukozës së penisit, që i ngjan një fijeje të hollë, e cila bashkon nga poshtë prepucion me glandin. Një rast i hasur shpesh është shkurtësia e kësaj fije mukozale.




Spermiograma (Analiza e likidit seminal)


Spermiograma (Analiza e likidit seminal) Marrja e materialit seminal duhet të kryhet në nje ambjent të qetë dhe steril. Materiali mund të merret në ambientet e klinikës ose jashtë. Ajo çfarë eshtë e rëndësishme është që:
•Materiali të jetë në laborator brenda 1 ore nga marrja
•Materiali të mos ekspozohet gjatë ndaj temperaturave të jashtme, nën 20° C ose mbi 37° C.
•Materiali të ruhet në një gotë sterile
•Abstinenca ndaj raportit seksual duhet të jetë nga 2 deri në 7 ditë

Kjo analizë na jep të dhënat e duhura mbi karakteristikat normale të spermatozoideve. Është shumë e rendësishme që kjo analizë të bëhet në ambientet laboratorike me kompetencat e duhura nga operator te kualifikuar, dhe në respekt të standarteve internazionele të dhëna nga Organizata Boterore e Shëndetësisë (WHO)






IUI (Intrauterine insemination)


IUI është një trajtim kompleks që fillon me seleksionimin e rastit; pra zgjedhjen e cifteve që vertet do të kishin shanse të mira për të patur një shtatzani me sukses nga kjo procedurë. Fillimisht kemi një ndjekje ekografike të rritjes së folikulare (me ose pa stimulues të ovulacionit). Në momentin që folikuli arrin dimensionet ku konsiderohet matur (i pjekur) deklanshohet ovulacioni përmes një injeksioni që përmban HCG. Pas këtij injeksioni ovulacioni zakonisht ndodh rreth 36 orë më pas. Është pikërisht në këtë moment që sperma e bashkëshortit pas një përpunimi në laborator injektohet me ndihmën e kateterëve delikatë në brendësi të mitrës. IUI është një teknikë shumë më e thjeshtë dhe shumë më pak e kushtueshme