Klinika DANI Andrologji/ Gjinekologji
Klinika DANI Andrologji/ Gjinekologji

Mirësevini në Klinikën DANI Andrologji/ Gjinekologji

Dr. Evin Dani

Ka lindur në Tiranë në vitin 1954. Pasi mbaroi fakultetin e mjekësise pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1978 punoi si mjek i përgjithshëm deri në vitin 1982 pranë spitalit të Elbasanit.Këtë vitë u transferua në Tiranë ku filloi të punonte pranë klinikës së infertilitetit mashkullor dhe andrologjisë me Prof. Vladimir Luçin. Në vitin 1986 mbaron Specializimin për Endokrinologji dhe Androlgji dhe vazhdon të punoj në Kabinetin e Infertilitet mashkullor në Polikliniken e Specialiteteve nr 3 në Tiranë. Pas vitit 1990 realizon kualifikime afatshkurtëra pranë Spitalit " Democritus University of Thrace-Alexandroupoli" Në vitin 1994 kryen një trajnim të rendësishëm për diagnostikimin dhe kurimin e disfunksionit erektil prane "Medical University,Vienna"- Medizinische Universitat Wien Në vitin 1997 kualifikohet në seminiologji, mbi problemet e infertilitetit në “Spitalin e Andrologjise” në Pisa, nën drejtimin e Prof. Menchini Fabris. Në vitin 2004 merrë pjesë në një trajnim mbi disfunksionet erektile pranë “Faculdade De Medicina Da Universidade De Lisboa”Në vitin 2010 punon për shkëmbim eksperiencash në seminiologji dhe hipogonadizëm në Ankara Numune Hastanesi. Falë kontakteve dhe eksperiencave të krijuara në vite, brenda dhe jashtë vendit, Dr. Dani sot ofron shërbimet më të mira për pacientët me probleme infertiliteti


Andrologjia : Çfarë studjon?

Andrologjia është shkenca e mjeksisë e cila fokusohet në mënyrë të veçantë mbi interesat dhe çështjet që kanë të bëjnë me aparatin gjenital mashkullor dhe me të gjitha implikimet si :

  • Infertiliteti
  • Impotenca
  • Ejakulimi i parakohëshëm
  • Sëmundja e Peyronie-t
  • Fimosa
  • Varikocela
  • Frenulum i shkurtër
  • Hipogonadizimi