Klinika DANI Andrologji/ Gjinekologji

  • Andrologji
  • Infertilitet
  • Gjinekologji
Andrologji

  • Disfunksionierektil (Impotenca seksuale)
  • Diagnozadhe mjekimi i ejakulacionit të parakohëshëm
  • Infertilitetimashkullor
  • Kapacitetii sekretimit të prostatës, vesikules seminale dhe epidedimit
  • Hypogonadizmi(forma të ndryshme)
  • Andropauza
  • Semundjete prostates
  • Semundjete penisit
  • Kanceri testeve dhe i penisit
  • Sëmundjet seksualisht të transmetueshme


Infertilitet
Gjinekologji



Spermiograma (Analiza e likidit seminal)


Spermiograma (Analiza e likidit seminal) Marrja e materialit seminal duhet të kryhet në nje ambjent të qetë dhe steril. Materiali mund të merret në ambientet e klinikës ose jashtë. Ajo çfarë eshtë e rëndësishme është që:
•Materiali të jetë në laborator brenda 1 ore nga marrja
•Materiali të mos ekspozohet gjatë ndaj temperaturave të jashtme, nën 20° C ose mbi 37° C.
•Materiali të ruhet në një gotë sterile
•Abstinenca ndaj raportit seksual duhet të jetë nga 2 deri në 7 ditë

Kjo analizë na jep të dhënat e duhura mbi karakteristikat normale të spermatozoideve. Është shumë e rendësishme që kjo analizë të bëhet në ambientet laboratorike me kompetencat e duhura nga operator te kualifikuar, dhe në respekt të standarteve internazionele të dhëna nga Organizata Boterore e Shëndetësisë (WHO)






ICSI (Injektimi intracitoplazmik i spermatozoideve )

Spermatozoidet injektohen direkt në qelizat vezë. Kjo teknikë përdoret pikë së pari tek problemet me spermë, infertiliteti i panjohur si dhe tek dështimet e mëparshme të fertilizimit apo të implantimit. Teknikat ndihmese behen ne bashkpunim me qendren me te madhe ne Rome "Biofertility"


IUI (Intrauterine insemination)


IUI është një trajtim kompleks që fillon me seleksionimin e rastit; pra zgjedhjen e cifteve që vertet do të kishin shanse të mira për të patur një shtatzani me sukses nga kjo procedurë. Fillimisht kemi një ndjekje ekografike të rritjes së folikulare (me ose pa stimulues të ovulacionit). Në momentin që folikuli arrin dimensionet ku konsiderohet matur (i pjekur) deklanshohet ovulacioni përmes një injeksioni që përmban HCG. Pas këtij injeksioni ovulacioni zakonisht ndodh rreth 36 orë më pas. Është pikërisht në këtë moment që sperma e bashkëshortit pas një përpunimi në laborator injektohet me ndihmën e kateterëve delikatë në brendësi të mitrës. IUI është një teknikë shumë më e thjeshtë dhe shumë më pak e kushtueshme

Desktop Site